Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Belen fishkëllehet në Napoli, gjen ngushëllim te partneri i saj…

(Foto) Belen fishkëllehet në Napoli, gjen ngushëllim te partneri i saj…
October 25
17:37 2016

“Do të të kritikojnë gjithmonë, do të flasin keq për ty… bëj atë që të thotë zemra, pasi jeta është si një pjesë teatrale”, – shkruan bukuroshja Belen Rodriguez në profilin e saj në Facebook, pas polemikave të shumta që lindën nga prezenca e saj në eventin “Tutto Sposi 2016”, në Napoli.

Argjentinasja kishte mbërritur me vonesë në përurimin e eventit, gjë që bëri të lindnin polemikat dhe të nisnin fishkëllimat nga publiku e për këtë Belen-it iu desh t’ia mbathte nga qyteti i Napolit.

Nga fotot e publikuara duket qartë se Belen kërkon të largohet me nxitim mes njerëzve.

Pasi është larguar,ajo menjëherë ka shkuar të gjejë ngushëllim te partneri i saj i ri, piloti i Moto GP, Andrea Iannone, i cili i ka kthyer buzëqeshjen.

E për këtë nuk ka aspak dyshim, pasi një foto e publikuar nga Iannone me mbishkrimin “Ne” dëshmon se janë shumë të lumtur në prani të njëri-tjetrit. /Blitz.al/

belen2

belen3

belen4

belen5

 

iannone

Komento
Shperndaje