Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Bebushi shqiptar që padyshim do të kishte sukses në Hollywood, dje fryu për herë të parë qirinjtë e ditëlindjes

May 30
10:30 2017

Ditën e djeshme, djali i Big Bastës dhe Vesa Lumës, Lian, mbushi 1 vit. Bukuroshi i vogël ka festuar vitin e  parë të jetës dhe prindërit e tij i kishin organizuar një festë shumë të bukur. Pa diskutim Lian është një nga fëmijët e famshëm më të bukur në Shqipëri. Vesa ka publikuar në rrjete sociale disa foto nga festa e vogëlushit. Lian shfaqet i veshur shumë bukur me një kapele në kokë në të cilën shkruan “Gëzuar ditëlindjen” në krahët e mamit të tij.

Në një postim shumë emocionues në Instagram, Vesa ka uruar të birin kështu:

“Jeta ime, Liani im, sot mbushi një vit! Para se të vije ti engjulli jonë në jetë, nuk kisha menduar ndonjëherë se sa të parëndësishme mund të më duken shumë gjëra të tjera para teje. Dashuria e madhe dhe e sinqertë për të pas TY në jetën tonë reflekton në bukurinë e buzëqeshjen tënde! Nuk kam përjetuar lumturi më të madhe se të jem çdo sekondë të vitit me ty! Nuk më besohet se qysh tani ke marrë zemrën e aq shumë dashamirësve që mezi presin të të takojnë, përqafojnë apo të bëjnë fotografi me ty. Faleminderit Zot që na shpërbleve dashurinë tonë me këtë mrekulli! Faleminderit Lian, që mua dhe babin tënd na bëre të kuptojmë se çka realisht qenka JETA! Të duam deri në frymën e fundit!”/Blitz.al/

Komento
Shperndaje