Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Bebe Rexha në Tiranë, vajza e politikanit të njohur shqiptar kalon gjithë ditën pranë saj

September 09
09:48 2016

...

Ardhja e këngëtares Bebe Rexha në Tiranë është shoqëruar me mjaft kuriozitet nga mediat dhe rrjetet sociale. Duke qenë se edhe vetë Bebe Rexha ka dokumentuar me anë të Snapchat-it gjithë rrugëtimin e saj, ndjekësit kanë pasur mundësi të shohin më nga afër se si po e përjeton pritjen në Tiranë.

Mirëpo, ajo çka kemi vënë re është fakti se që në momentin që Bebe Rexha ka zbritur nga avioni e deri kur u ka uruar “natën e mirë” ndjekësve në Snapchat, ajo shoqërohet nga vajza e vogël e kryeparlamentarit Ilir Meta, Era Meta.

Më herët është thënë se Era Meta është një fanse e zjarrtë e këngëtares dhe se Bebe Rexha është kushërirë e afërt me mamanë e saj, Monika Kryemadhin. Kjo mund të ketë qenë edhe arsyeja që Era Meta e ka pasur shumë të lehtë të qëndrojnë me idhullin e saj përgjatë gjithë ditës, madje kanë fjetur së bashku edhe në dhomën e hotelit që ka qenë rezervuar për këngëtaren.

Të shohim nëse Era Meta do të ngjitet sot edhe në skenë me Bebe Rexhën, te sheshi “Nënë Tereza”, ku ajo do të mbajë koncertin. Kjo po do të ishte një befasi! /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje