Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Aurela Hoxha kapet “mat” në plazh me të dashurin e ri

(Foto) Aurela Hoxha kapet “mat” në plazh me të dashurin e ri
September 09
15:26 2017

Pas lajmit të divorcit me bashkëshortin e saj, Aurela Hoxha duket se e ka mbajtur tejet hermetike jetën e saj private. Por këtë herë, paparaci duket se ka kapur “mat” vajzën seksi.

“Panorama” ka postuar sot disa fotografi të Hoxhës krah një mashkulli të panjohur dhe simpatik. Ata janë fotografuar në Dhërmi, ku Aurela ka qenë e shoqëruar nga fotografi Endrit Mërtiri dhe mikesha e saj Dorina Gegiçi, por sipas thashethemeve gjestet me djalin e kanë tradhtuar Aurelën, duke vërtetuar që ajo tashmë është duke jetuar një histori të re dashurie.

E ftuar disa muaj më parë në programin “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës, Aurela Hoxha nuk e ka mohuar që po jetonte një histori dashurie, por thjesht nuk ka preferuar të japë detaje rreth saj.

Burime për Blitz.al bëjnë me dije gjithashtu se ndoshta shumë shpejt atë do ta shohim edhe në ekran duke drejtuar këtë herë një emision sportiv./Blitz.al

Komento
Shperndaje