Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Aurela Gaçe uron veten për ditëlindje në një mënyrë siç vetëm ajo di të bëjë!

(Foto) Aurela Gaçe uron veten për ditëlindje në një mënyrë siç vetëm ajo di të bëjë!
October 16
10:27 2016

Këngëtarja aq e dashur për publikun shqiptar, Aurela Gaçe, feston sot ditën e saj të lindjes. Këtë ajo ka dashur ta tregojë vetë dhe e ka ndarë me të gjithë ndjekësit në llogarinë e saj në Facebook.

Por ashtu siç mund të pritet nga një tip shumë karizmatik, siç është Aurela, edhe urimin për veten e ka bërë plot me humor dhe origjinalitet. “Uooo uooo motraaaa, po vajte 42 kokrra moj lumadhe dhe nuk nxure o t’u bëfsha. Ec përpara të çafsha ballin! Ok, sot 42 vjeç. Këtë ma kujton vetëm pasaporta se në mendje dhe shpirt jam 21 me eksperiencën e një 42-vjeçareje. E etur të jetoj çdo sekondë të jetës me energji pozitive!” – është shprehur këngëtarja.

aurela

14708245_10154510566444034_3925399284485850692_n

Kujtojmë se edhe pak kohë e ndajnë Aurelën nga takimi më vajzën e saj të dytë që është në pritje të ëmbël prej disa muajve. Kjo është dhurata më e bukur që mund t’i vijë asaj në këtë vit! Ndërkohë që edhe ne i urojmë Aurelës të bëhet 100 vjeç dhe të ketë gjithnjë këtë energji elektrizuese për publikun shqiptar që e do dhe e vlerëson gjithmonë! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje