Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Ardit Gjebrea ndan një çast të veçantë nostalgjie me të bijën

(Foto) Ardit Gjebrea ndan një çast të veçantë nostalgjie me të bijën
July 26
15:08 2016

Sezoni veror e ka gjetur moderatorin Gjebrea si gjithmonë në udhëtime me familjen e tij. Vetëm pak minuta më parë ka qenë vetë ai i cili ka postuar një fotografi në Instagram me të bijën, Annën, në një rrugë të Delvinës.

Moderatori u ka rrëfyer ndjekësve të tij se ky ishte një çast shumë i veçantë për Annën pasi pikërisht në këtë vend ka jetuar gjyshja e saj dhe ai vetë ka kaluar një pjesë të mirë të fëmijërisë.

“Delvinë! Anna zbulon se ku ka lindur e banuar gjyshja e saj dhe ku kam kaluar unë fëmijërinë #nostalgji”, – ka shkruar ai, ndërkohë që në fotografi baba e bijë duken mjaft të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

Ne i urojmë Arditit pushime të mbara dhe ditë të lumtura e çlodhëse pranë familjes ndërkohë që presim sezonin e ri të “E diela shqiptare” në shtator! /blitz.al/

 

Shperndaje