Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Ardit Gjebrea mbledh në një darkë të gjithë “të abonuarit” e Këngës Magjjike

September 19
21:47 2016

Çiljeta Xhilaga - Instagram

Tani që ka çelur edhe sezoni i ri i emisionit “E Diela Shqiptare”, bashkë me të nis edhe rrugëtimi drejt finaleve të festivalit “Kënga Magjike” i kantautorit dhe prezantuesit, Ardit Gjebrea. Janë të shumtë artistët që marrin pjesë në këtë event të rëndësishëm të këngës, por ajo çka vihet re është se disa prej tyre rikthehen pothuajse çdo vit, njësoj sikur të ishin “abonuar” si konkurrentë të këtij festivali.

Të njëjtën batutë ka bërë edhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga e cila nëpërmjet një postimi vetëm pak minuta më parë ka bërë të ditur faktin se ajo dhe kolegë si Landi i “West Side Family”, Rovena Dilo, Juliana Pasha, etj janë ftuar nga Ardit Gjebrea në një darkë të këndshme, në një restorant të njohur të kryeqytetit.

“Na mblodhi Ardit Gjebrea, jo për gjë por na e kishte borxh një darkë meqë jemi abonuar tek Kënga Magjike” – ka shkruar Çiljeta si diçiturë në fotografinë ku të gjithë kanë dalë të qeshur dhe duket se po e shijojnë këtë darkë në shoqëri të mirë. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje