Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Arbana Osmani na tregon sakrificat e të qenit mama pa gdhirë!

(Foto) Arbana Osmani na tregon sakrificat e të qenit mama pa gdhirë!
February 04
09:45 2017

Moderatorja Arbana Osmani është në pritje të fillimit të reality show-t “Big Brother” dhe ndërkohë po përdor këtë kohë përgatitjesh për t’u përkushtuar edhe më shumë ndaj familjes së saj. Arbana vetëm përpara pak minutash ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku tregon se që herët në mëngjes i është dashur të shkojë te një dyqan lodrash sepse vogëlushi Jon ka kërkuar të blejë një lodër.

“Jeta e mamave” – ka bërë tagg Arbana, ndërkohë që ka treguar se që pa gdhirë i është dashur të shkojë në dyqan.

Edhe ndjekësit nuk kanë kursyer komentet e tyre pozitive me këtë foto, duke thënë se Joni i vogël është rritur shumë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje