Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Angela Martini surprizon të dashurin për ditëlindje me dhuratën me origjinale të mundshme

(Foto) Angela Martini surprizon të dashurin për ditëlindje me dhuratën me origjinale të mundshme
October 13
14:03 2016

Modelja Angela Martini prej kohësh është duke shijuar një marrëdhënie shumë të bukur dashurie me miliarderin Dragos Savulescu. E ndërsa të gjithë mund të kujtojmë surprizën që ky i fundit i bëri Angelës për ditëlindje, duke i dhuruar një fundjavë mahnitëse në ishujt Maldive, Angela ka vendosur t’i bëjë një dhuratë të veçantë sot që feston ditëlindjen Savulescu.

Ajo i ka dhuruar një mëngjes ndryshe nga të tjerët, me shumë ëmbëlsira dhe zbukurime. Ndër to, ajo është munduar të “imitojë” dy çmimet karakteristike të “Oscar”-it me mbishkrimin që ajo vetë ka vendosur. Për të dashurin e saj, ajo ka vendosur çmimin “I dashuri më i mirë”, ndërsa për veten ka bërë një çmim “Mbretëresha e dramës”.

angela

Kjo surprizë e këndshme dhe origjinale me shumë mundësi i ka pëlqyer të dashurit të saj, ashtu sikurse u ka pëlqyer të gjithë ndjekësve të Angelës në Instagram. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje