Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Alketa Vejsiu bën të njëjtën zgjedhje, edhe në Klan edhe në Top Channel

(Foto) Alketa Vejsiu bën të njëjtën zgjedhje, edhe në Klan edhe në Top Channel
October 24
10:05 2017

Shpeshherë ndodh që personazhe të njohur të ekranit të veshin dy herë të njëjtën veshje në daljet e tyre në televizion. Pikërisht të qenurit i njohur për publikun i bën më të identifikueshëm këto raste.

Mbrëmjen e kaluar në “Dance With Me”, Alketa Vejsiu është shfaqur si gjithnjë shumë rrëzëllitëse, e veshur në ngjyrë të zezë e mjaft elegante. Kushdo që e ka parë jumpsuit-in e Alketës me siguri e ka pëlqyer, por një sy detajist ndoshta e ka sjellë ndërmend se kjo nuk është hera e parë që moderatorja  e zgjedh këtë veshje në ekran.

Me po të njëjtën veshje, Vejsiu është shfaqur edhe në ekranin e Top Channel në muajin qershor, si e ftuara speciale e Adi Krastës në emisionin “E Diell”. Pa diskutim që kjo veshje është një zgjedhje finoke për të dalë sa më bukur në ekran dhe ndaj Alketa ka preferuar që ta veshë sërish. Këtu nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi duhet thënë se moderatores i shkon shumë, qoftë në Top Channel, qoftë në Tv Klan. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje