Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Albana Osmani, “çika” e Tropojës, pjesë e një projekti që lidhet me vendlindjen e saj…

(Foto) Albana Osmani, “çika” e Tropojës, pjesë e një projekti që lidhet me vendlindjen e saj…
September 29
15:03 2016

Moderatorja Albana Osmani tregon vazhdimisht në rrjete sociale, por edhe në dalje publike se ajo ka një dashuri të madhe për Shqipërinë, sidomos për vendlindjen e saj Tropojën dhe nuk ngurron asnjëherë të tregojë sa më shumë nga tradita dhe vlerat kulturore të kësaj të fundit te ndjekësit dhe miqtë e saj.

Mirëpo, duket se kjo dashuri do të konkretizohet edhe në një projekt ku Albana Osmani do të marrë pjesë. Sipas burimeve të Blitz.al, Albana është e zgjedhura për të përfaqësuar bukuritë e Valbonës, në një projekt që lidhet me fotografinë. Ndërkohë që personazhe të tjerë publikë janë zgjedhur për t’u veshur me kostume popullore shqiptare dhe do të përfaqësojnë nga një qytet të Shqipërisë.

Stilistja e këtyre veshjeve do të jetë Mirela Nurçe, e cila ka preferuar që në veshje të bashkojë elementet tradicionale me ato moderne dhe së bashku me personazhet pjesëmarrëse në këtë projekt kanë qëllimin për të promovuar sa më mirë bukurinë shqiptare dhe veshjet karakteristike të zonave për t’i sjellë në vëmendjen e njerëzve, sepse kështu ato fitojnë rëndësinë dhe vlerën që meritojnë.

Ky projekt do të zhvillohet së shpejti, ndërkohë që jemi ende të pritje të detajeve të reja mbi të, sepse sigurisht do të përcillet me mjaft kënaqësi nga publiku. /Blitz.al/

 

Albana Osmani - Facebook

Komento
Shperndaje