Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Alban Skënderaj feston dy gëzime të mëdha në të njëjtën ditë

(Foto) Alban Skënderaj feston dy gëzime të mëdha në të njëjtën ditë
November 28
09:28 2016

Alban Skënderaj dhe bashkëshortja e tij, Miriam Cani, festojnë sot njëvjetorin e vajzës së tyre të vogël, Amel-it. Por duke qenë se sot është edhe Festa e Pavarësisë, Albani ka përfituar për të uruar të dyja festat në një mënyrë shumë origjinale.

“Mirëmëngjes Shqipëri! Sot Ameli u zgjua 1 vjeç, ndërsa ti plot 104! Ne urojmë me gjithë zemër që ajo të jetojë një jetë të lumtur e një ditë, si ty, të festojë 104-vjetorin e saj, ndërsa ti të jetosh në përjetësi. Gëzuar të gjithë shqiptarëve!” – ka përfunduar Albani urimin ndërkohë që ka postuar një fotografi shumë të bukur, ku shfaqet ai vetë, Miriami dhe princesha e tyre në mes.

albani

Edhe ne i urojmë Amelit të bëhet 100 vjeçe dhe, pse jo, t’i ngjajë edhe ajo mamit e babit, duke u bërë një artiste e vërtetë! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje