Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Aktorja amerikane dokumenton betejën e saj me kancerin, emocione dhe shumë forcë

(Foto) Aktorja amerikane dokumenton betejën e saj me kancerin, emocione dhe shumë forcë
July 22
09:46 2016

Aktorja amerikane Shannen Doherty vetëm pak muaj më parë ka bërë publik faktin se është prekur nga kanceri. Deri tani ajo është treguar vërtet optimiste për sëmundjen e saj dhe është munduar që me anë të shembullit që jep, të inspirojë edhe të tjerë që vuajnë nga e njëjta sëmundje e keqe.

Por tani që ka ardhur momenti që i duhet të presë flokët, duket se aktorja është bërë emocionale, edhe pse mundohet të qeshë në mes të lotëve. Megjithatë, të gjithë rrugëtimin e prerjes së flokëve ajo e ka ndarë më ndjekësit e saj në rrjete sociale.

Për të prerë flokët e kanë ndihmuar shoqja e ngushtë dhe nëna e saj. Nëpërmjet galerisë ndiqni hapat që Doherty ka ndjekur. Sa shumë emocione dhe sa shumë forcë kanë përcjellë këto fotografi te të gjithë!

Komento
Shperndaje