Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Aktorët që kanë luajtur një rol në “Sex and the City” përpara se të ishin të famshëm

(Foto) Aktorët që kanë luajtur një rol në “Sex and the City” përpara se të ishin të famshëm
October 26
14:38 2016

“Sex and the city” mund të quhet një nga filmat më të ndjekur dhe më të pëlqyer të shekullit të 20-të. Impakti që ka lënë te publiku është me të vërtetë i madh dhe shumë nga ndjekësit kanë gjetur veten në personazhet e këtij filmi.  Shumë nga aktorët e Hollywood-it e kanë nisur karrierën pikërisht me një rol në “Sex and the City” e disa të tjerë kanë arritur të korrin sukses duke shënuar një arritje të madhe në karrierë. Në vijim do t’ju paraqesim disa nga aktorët që sot janë të suksesshëm dhe që kanë luajtur  në këtë film përpara se të arrinin suksesin që kanë sot./Blitz.al/

Bradley Cooper është një aktor që u bë i famshëm pas këtij filmi.

a1

John Slattery të gjithë sot e njohin si aktorin e serialit “Mad Men”. Megjithatë, ai ka luajtur në dy episode të “Sex and the City” rolin e një politikani dhe ka qenë në një lidhje me Carrie-n deri në momentin që vendosi se marrëdhënia e tij nuk ishte diçka e mirë për karrierën.

a2

Justin Theroux i janë besuar dy role në këtë film. Në serinë e parë ai luajti rolin e një djaloshi që flirtonte me Carrie-n  në një festë për të bërë xheloz  z. Big. Dy vite më vonë  ai luajti personazhin e Vaughn.

a3

Will Arnett ka luajtur rolin e një djali i cili përfshihet në një lidhje romantike me Samantha-n e SATC (Sex and the City) dhe që e shijon aktin seksual në vende ku është e lehtë të zbulohesh.

a4

Vince Vaughn është kujdestar fëmijësh në film dhe e lë Carrie-n të mendojë se është një agjent. Ata fillojnë të dalin së bashku.

a5

Donald Trump, kandidati aktual për president, gjithashtu ka qenë pjesë e filmit SATC dhe në atë kohë ai ka qenë i famshëm.

a6

Blair Underwood në SATC ka luajtur rolin e dr. Robert Leed.

a7

Chandra Wilson, një ndër aktoret më të njohura të serialit “Anatomia e Greit”, ka luajtur për pak kohë në serial, por të gjithë do ta mbajnë mend atë oficeren e policisë e cila përpiqet ta ndalojë Samantha-n të ngjisë postera  në shtyllë kundër Richard.

a8

Ron Livingston ka luajtur rolin e të dashurit të Carrie-t, i cili u nda nga ajo përmes një shënimi në postë.

a9

Matthew Morrison luan rolin e një djaloshi në restorant, i cili flirton me Carrie-n ndërkohë që ajo shijon një vakt e vetme në tavolinë.

a10

Komento
Shperndaje