Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) “Aja” nuk e lë veten pas dore edhe gjatë shtatzënisë…

(Foto) “Aja” nuk e lë veten pas dore edhe gjatë shtatzënisë…
October 27
12:01 2016

Një aktore simpatike e humorit dhe që pëlqehet në masë nga publiku është Rudina Dembacaj. Me siguri ju nuk e njihni me emrin e saj të vërtetë, pasi emrat që ka mbajtur në rolet që ka bërë në emisionet e humorit flasin më shumë se ajo.

Rudina është “Jozefina Topalli” e “Portokalli”-së dhe “Aja” e “Al Pazar”. Aktorja, përveç karrierës së saj, momentalisht është në pritje të ëmbël prej 25 javësh. Duket se aktorja po e shijon shumë këtë periudhë të jetës së saj dhe ka vendosur t’i dedikohet edhe me anë të aktiviteteve që janë të rekomandueshme për gratë shtatzëna.

Vetëm pak minuta më parë ajo ka postuar në Instastory se ka nisur të praktikojë atë që quhet joga e shtatzënisë. Siç duket, mami Rudina po përpiqet në maksimum të kënaqë vogëlushen e saj që tani që ajo është në bark!

14801117_10210373836480216_1675631999_n

14886116_10210373836520217_2025749595_n

Ne i urojmë një vazhdimësi të mbarë “Ajës” dhe jemi të pritje të bukuroshes së saj… /Blitz.al/

Komento
Shperndaje