Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) A e vini re ndryshimin e ri në portretin e Luana Vjollcës?

(Foto) A e vini re ndryshimin e ri në portretin e Luana Vjollcës?
October 28
18:12 2016

Luana Vjollca, veç të tjerash, komentohet shpesh nga portalet për look-un e saj dhe mënyrën se si kuron imazhin. Megjithatë, përpos çdo aludimi dhe komenti që i bëhet bukuroshes së ekranit, ajo vazhdon të postojë fotografi në Instagram, mjaft moskokëçarëse dhe kjo mbase edhe për faktin se fansat e saj janë të shumtë në numër.

Mirëpo vetëm pak minuta më parë, Luana ka postuar një fotografi ku duket se ka bërë një ndryshim në portretin e saj. Bëhet fjalë për vetullat, të cilat i duken më të dendura dhe më të errëta në ngjyrë. Në fakt, ajo nuk e ka mohuar këtë fakt pasi ka etiketuar pikërisht vajzën që është marrë me vetullat e saj duke e falënderuar publikisht.

luana

Si çdo herë, fansat e kanë komplimentuar edhe për këtë ndryshim që ajo ka bërë në portretin e saj. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje