Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) 75-vjeçari Pele martohet sërish… për të tretën herë!

July 11
17:21 2016

...

Dasma e tretë për legjendën Pele’.

Në moshën 75-vjeçare, braziliani do të martohet me 50-vjeçaren Marcia Cibele Aoki, në një ceremoni e cila do të zhvillohet më 16 korrik.
Ata janë njohur në vitet ’80, ama janë lidhur me njëri-tjetrin para 6 viteve. Ceremonia fetare do të kryhet në Guaruja, një qytezë afër bregdetit të San Paolos.

Sipas asaj që raporton “The Sun”, çifti kishte vendosur të martohej para 2 vitesh, ama problemet shëndetësore të Pele’ bënë që ata ta shtynin.

Pele’ dhe Marcia janë njohur në një festë njujorkeze në vitet ’80, por ‘shkëndija’ e dashurisë lindi vetëm në vitin 2010, kur rastësisht u takuan në një ashensor në San Paolo.

Komento
Etiketimet
Shperndaje