Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Foto/ 5-vjetori i Amaris, ja si ia festuan mami Sonila dhe babi Drini…

Foto/ 5-vjetori i Amaris, ja si ia festuan mami Sonila dhe babi Drini…
November 05
15:27 2016

5-vjetori i vajzës së vetme të moderatores Sonila Meço nuk mund të mos ishte një festë e rëndësishme në familjen Jasa-Meço. Mami Sonila dhe babi Drini i kishin organizuar të voglës një festë të bukur, me miqtë dhe familjarët e tyre.

E bardha dhe roza janë ngjyrat që kanë mbizotëruar në ditëlindjen e zonjushës Amaris, e cila, siç e shohim edhe në fotografitë ( e postuara në rrjetet sociale nga miqtë e Sonilës) duket shumë e lumtur dhe me buzëqeshjen më të bukur në botë.

Lumturi shohim edhe në sytë e prindërve të saj, të cilët mbajnë në bluzat e tyre mbishkrimin ” Princesha Amaris, 5 vjeç”. Mesa duket kjo do të jetë për të gjithë një festë që do ta mbajnë mend gjatë./ Blitz.al

Komento
Shperndaje