Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Formation” mposht konkurrentët. Fiton çmimin më të rëndësishëm në “Cannes”

“Formation” mposht konkurrentët. Fiton çmimin më të rëndësishëm në “Cannes”
June 25
17:10 2016

Mbrëmjen e kaluar është mbajtur spektakli i ndarjes së çmimeve Grand Prix Lion Awards, i konsideruar si “Cannes” e muzikës.

Videoja që ka superuar të gjitha videot e tjera, duke rrëmbyer edhe çmimin “Excellence In Music Video”, çmim që i shkon videos më të mirë në të gjithë komponentët, është “Formation” nga Beyonce.

“Formation” ka triumfuar në një kategori ku konkurronin plot 13 video të tjera.

Gjithashtu, trofe ka fituar edhe “Runnin’”, bashkëpunimi mes Naughty Boy, Arrow Benjamin dhe Beyonce, “Hello” nga Adele, “Luminous Freedom” i New Build, David Bowie me “Blackstar” e shumë të tjerë.

Kështu që, familjes Carter i shtohet edhe një “Cannes” muzikore, pasi në 2011-n, Jay Z mori dy trofe: “Integrated” dhe “Outdoor Lions” për dokumentarin “Dekoded”.

Shperndaje