Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Forbes” publikon listën e aktoreve më të paguara të 2017-s. Ja cila është “mbretëresha”

“Forbes” publikon listën e aktoreve më të paguara të 2017-s. Ja cila është “mbretëresha”
August 17
11:32 2017

Nuk ka asgjë për të komentuar, ky ka qenë pikërisht viti i aktores Emma Stone, e cila vendoset në krye të listës së 10 aktoreve më të paguara në botë për vitin 2017, sipas revistës “Forbes”.

Protagonistja 28-vjeçare e “La La Land”, njëkohësisht fituese e çmimit “Oscar”, ka arritur të fitojë gjithsej 26 milionë dollarë.

Menjëherë pas Emma-s renditet Jennifer Aniston me 25,5 milionë dollarë të fituar, e cila lë pas në vendin e tretë ish-mbretëreshën e viteve 2015-2016 Jennifer Lawrence, e cila është ndalur në shifrën e 24 milionëve.

Duke zbritur më poshtë në listën e revistës së famshme gjejmë Melissa McCarthy-n me 18 milionë, e ndjekur nga Mila Kunis (15,5), ndërkohë që Emma Watson e Charlize Theron vendosen në vendin e pestë me një shumë të barabartë prej 14 milionë dollarësh.

Shumat e përfituara nga secila janë përllogaritur nga të dhënat e analizuara për përfitimet nga filmat dhe informacione të tjera në 12 muajt e fundit. /Blitz.al/

Shperndaje