Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Florjan Binaj në “Thumb”: Bisedat e mia me kryeministrin Edi Rama…

Florjan Binaj në “Thumb”: Bisedat e mia me kryeministrin Edi Rama…
September 24
20:43 2016

Aktori i “Portokalli”-së, Florjan Binaj, ka qenë i ftuar në puntatën e sotme të emisionit “Thumb” të gazetareve Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu.

Në një intervistë kushtuar karrierës, jetës private, për të cilën Flori ka qenë gjithnjë i rezervuar, si dhe pasioneve të fshehta të tij, ai ka rrëfyer detaje mjaft interesante.

Ndër të tjera, Flori ka folur edhe për rolin e tij si kryeministri Edi Rama, si dhe për marrëdhënien e drejtpërdrejtë që ka me të.

“Kohët e fundit nuk kemi komunikuar shumë, por ai është një ndjekës i rregullt i “Portokalli”-së. Herë pas here më jep edhe këshilla”, – ka thënë Flori.

Gjithashtu, pyetjes nëse pas gjithë këtyre viteve i është mërzitur i njëjti rol politik apo jo, ai i është përgjigjur:

“Çdo qeveri është burim frymëzimi për ne. Sa të ketë qeveri, do të ketë edhe “Portokalli””. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje