Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Florjan Binaj: Kjo është arsyeja përse studentët humbin orët e para të mësimit

Florjan Binaj: Kjo është arsyeja përse studentët humbin orët e para të mësimit
October 24
10:36 2016

Florjan Binaj reagon shpesh në rrjete sociale për shqetësime të ndryshme të jetës së përditshme.
Trafiku në rrugët e kryeqytetit është një nga gjërat më problematike që në orët e para të mëngjesit, duke shtuar faktin që me fillimin e universiteteve dhe shkollave gjendja është vështirësuar së tepërmi. Aktori i njohur ka postuar një foto në Instagram-in e tij ku shfaqet një autobus i linjës së Kamzës që duket i tejmbushur me qytetarë dhe studentë. Për Florin, mosvënia në dispozicion e më shumë autobusëve në orët e trafikut është një nga arsyet përse studentët humbasin orët e para të mësimit.

“Audicionet për “Kamza Got Talent” vetëm në një autobus… Ja një arsye pse studentët humbasin orët e para të mësimit.

P.s: Do thonë të gjithë se ç’e paska kap me autobusët ky”,- shkruan Binaj në Instagram.

Vështirësitë në transport janë ndër shqetësimet më të mëdha të qytetarëve./Blitz.al./

Komento
Shperndaje