Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Florjan Binaj: E di që shumë do të mërziten, por ata që i këndojnë vetes janë fiks si kjo foto

Florjan Binaj: E di që shumë do të mërziten, por ata që i këndojnë vetes janë fiks si kjo foto
September 15
17:12 2016

Përpos postimeve plot humor apo gjatë aktiviteteve të tij, Florjan Binaj, aktori i njohur i “Portokalli”-së nuk ngurron të shprehë hapur mendimet lidhur me fenomene të ndryshme sociale.

Ai ka shpërndarë para pak minutash foton e një luani, i cili po pastron organin e tij gjenital, në përshkrimin e së cilës kritikon televizionet, të pasurit dhe artistët.

“Jetojmë në një kohë ku vlera më e madhe është antivlera. Televizionet thonë se shesin muzikë, por shesin plehra. Jetojmë në një vend që nëse vjedh mbi 300 milionë lekë bëhesh i pafajshëm, por nëse vjedh një kokërr molle je i pafalshëm. Pasanikë që për 25 minuta të marrin atë që pronarët nuk e marrin dot prej 25 vitesh… Dhe në fund vijnë të gjithë ata “këngëtarë” dhe “artistë” të sotëm… Dikur nuk gjenim dot rroba për këngëtarët, kurse sot nuk gjejmë dot këngëtarë me rroba…”këngëtarë” dhe “artistë”që nuk i këndojnë më dashurisë, jetës, bukurisë, por i këndojnë vetes…”, – shkruan aktori.

“E di që shumë veta do të mërziten, por ata që i këndojnë vetes janë fiks si kjo fotoja!” – me këtë fjali e ka mbyllur postimin e tij Binaj. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje