Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Florjan Binaj bëhet baba për herë të dytë, vjen në jetë Glauk!

Florjan Binaj bëhet baba për herë të dytë, vjen në jetë Glauk!
December 03
15:21 2016

Aktori i njohur i “Portokalli”-së është bërë baba për herë të dytë. Ka qenë vetë Binaj ai që ka bërë publik lajmin në rrjetet sociale, duket postuar një foto nga pjesëtari më i ri i familjes: Glauk.

“Sot dorën sa gishti, nesër jetën sa malet! Sot lindi Glauk, djali ynë dhe na e bëri ditën, familjen dhe jetën më të bukur”,- ka shkruar Binaj. “Jetë të gjatë Glauk!” – shkruan Polici i “Portokalli”-së në Instagram.

Flori dhe bashkëshortja e tij, Sadina, janë gjithashtu prindër të një vajze me emrin, Krena. /Blitz.al

Komento
Shperndaje