Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Florjan Binaj, artisti multidimensional që vazhdon të ndjekë pasionet

Florjan Binaj, artisti multidimensional që vazhdon të ndjekë pasionet
August 23
13:28 2016

Florjan Binaj ose siç e njohim ndryshe “Polici i Portokallisë” përveçse  të na bëjë të gjithëve të qeshim  me batutat e tij është një artist me pasione të shumta.

Flori është diplomuar  fillimisht për pikturë në Akademinë e Arteve dhe së fundi  punimet e tij ai i ka paraqitur dhe në një ekpozitë. Më vonë artisti mori diplomën në Arkitekturë. Edhe pse në dosjen e tij numërohen dy diploma, Flori ka zgjedhur aktrimin si profesion, një nga pasionet  e shumta të tij me të cilin ka arritur të bëjë për vete publikun.  Megjithatë të flasësh për “Policin” nuk mund të kufizohesh. Vetë ai e ka treguar në “Portokalli” se muzika është hobi e tij dhe miksimet e ndryshme që ai ka bërë janë pëlqyer nga publiku. Së fundi Flori na njohu me një tjetër pasion, atë të aventurës së çmendur.  Ai ka postuar  në Instagram foto nga ekperienca e tij në HydroSpeed, një sport të cilin bashkë me Albania Rafting Group aktori e ka përjetuar në ujërat e lumit Vjosë. Ky është viti i gjashtë që Flori bën rafting, më herët në Kanionet e Osumit por kësaj radhe ka provuar Hydrospeed në lumin Vjosë.

Ndoshta Flori do të vazhdojë të na surprizojë me aftësinë e tij për të bërë shumë gjëra që i falin kënaqësi jo vetëm atij por dhe fansave. Ky është Flori, një artist multidimensional i cili do të vazhdojë të ndjekë pasionet./Blitz.al/

Shperndaje