Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Floriana Garo tregon për herë të parë barkun e rrumbullakosur dhe zbulon gjininë e bebit

Floriana Garo tregon për herë të parë barkun e rrumbullakosur dhe zbulon gjininë e bebit
August 25
14:42 2019

Sikurse dihet, moderatorja e njohur shqiptare Floriana Garo, e cila prej disa kohësh është shpërngulur në Gjenevë të Zvicrës është në pritje të fëmijës së saj të dytë, me partnerin Enis Daci.

Në mars të vitit 2018, ajo solli në jetë vajzën e saj të qujatur Adia, imazhin e së cilës ende nuk e ka publikuar në rrjete sociale.

Edhe shtatzaninë e dytë pasi e mbajti për një kohë të gjatë të fshehtë, së fundmi ish moderatorja e “Jo vetëm modë” ka vendosur të tregojë për ndjekësit barkun e rrumbullakosur, por edhe gjininë e bebushit.

“Në pritje të një djali, 6-muajshe shtatzanë.”-shkruan Floriana në përshkrimin e fotos së publikuar në Instagram, ku duket më e buku se kurrë nga nuri i pritjes së ëmbël.

Moderatorja momentalisht ndodhet në Shqipëri për të shijuar disa ditë pushime përpara se të sjellë në jetë vogëlushin./Blitz.al/

 

 

View this post on Instagram

 

Expecting a baby boy! ❤️ #6monthspregnant

A post shared by FLORIANA GARO (@florianagaro) on

Komento
Shperndaje