Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Florian Riza i rikthehet ndarjes nga Rovena Dilo: Nëse vullneti humb, martesa…

Florian Riza i rikthehet ndarjes nga Rovena Dilo: Nëse vullneti humb, martesa…
November 26
11:37 2016

Ish-futbollisti Florian Riza, i cili sot është komentator i ndeshjeve në “Super Sport”, rikthehet të flasë për karrierën e tij, projektet si dhe për jetën e tij private në një intervistë të dhënë për Revistën Elite.

Ndër të tjera, ai është ndalur të komentojë ndarjen nga këngëtarja Rovena Dilo, me të cilin bashkëjetoi për rreth 10 vite.

“Jam në një fazë interesante të jetës. Ndihem mirë në të gjitha drejtimet. Pastaj italianët thonë që jeta fillon pas të 40 -ve. Unë quhem 7 vjeç sipas tyre.” – shprehet Riza, për të treguar se ndihet mirë edhe pas ndarjes, pasi e ndjen veten ende të ri.

Më tej ai vijon me një koment për martesën, pa e përmendur emrin e Rovenës:

“Ka pasur koncepte strikte për martesën, por besoj konceptet kanë ndryshuar me kalimin e kohës. Unë vetë mbetem i mendimit që njeriu nuk ka pse konsumohet nëse nuk e dëshiron një gjë në rastin konkret martesën. Ashtu siç e përkufizon dhe ligji martesa është vullnet i palëve për të jetuar së bashku. Nëse vullneti ka humbur, martesa bie poshtë. Nuk jam ekspert martesash dhe realisht nuk kam pse vlerësoj as të dështuarat dhe as të suksesshmet. Martesa të dështuara ka pafund, por dhe të suksesshme jo se s’ka, ose ka dhe shumë që duken si të suksesshme, ka njerëz që jetojnë për t’i treguar të tjerëve suksese e lumturi fallco unë nuk hyj te këta tipa” – përfundon Riza.

Ndërkohë që Riza nuk dëshiron të shprehë më shumë rreth kësaj çështjeje, nga ana tjetër edhe Rovena Dilo shijon ditët e saj e lumtur, teksa përflitet se është në një lidhje me balerinin Elton Merja. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje