Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Flori Mumajesi uron Eneda Tarifën për fitoren: ”Kur askush nuk më konsideronte, ma ke zgjatur dorën”

Flori Mumajesi uron Eneda Tarifën për fitoren: ”Kur askush nuk më konsideronte, ma ke zgjatur dorën”
December 08
10:42 2019

Mbrëmjen e djeshme Eneda Tarifa u shpall fituese e “Kenga Magjike”, me këngën “Ma zgjat dorën”, fitore që sigurisht u shoqëruar me jo pak zhurmë, siç shoqërohet gjithmonë shpallja e rezultatit në këtë festival. Por gjithsesi Endea kishte një super këngë, padyshim që u pëlqye shumë dhe u votua në masë dhe ja ku jemi, sot këngëtarja ka trofeun në shtëpi.

“Ma zgjat dorën” ishte një projekt i punuar nga Tarifa dhe Flori Mumajesi, më saktë me muzikë dhe tekst të këtij të fundit, i cili praktikisht fitoi edhe këtë vit, por me zërin dhe interpretimin e Enedës në skenë. Pikërisht për këtë gjë, artistja ishte falenderuese ndaj kantautorit, edhe në momentin që mori çmimin ishte i pari që falenderoi.

Por duket se dhe Flori ka për çfarë të jetë falenderues ndaj Enedës, sepse siç shkruan ai në urimin që i ka bërë në Instagram, ajo e ka ndihmuar kur askush tjetër nuk e ka bërë. Në sintoni perfekte dhe me tekstin e këngës, Mumajesi shkruan:

Jo sepse fitove! Vitin tjetë dikush tjetër do jetë fitues dhe çfarë? Të njoh prej 20 vitesh dhe kur mua aksush nuk më konsideronte, ishe aty dhe ma ke zgjatur dorën! Jam i vogël para teje, por ta them me bindje, ti je aset! Urime zemër!

Urime për fitoren të dyve! Zgjatjani duart njëri-tjetrit njerëz! /Blitz.al/

Share