Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Flori Mumajesi poston një dedikim të ndjerë: “Përulem përpara teje sa të kem jetë…”

Flori Mumajesi poston një dedikim të ndjerë: “Përulem përpara teje sa të kem jetë…”
July 19
10:13 2016

Teksa këngëtari Flori Mumajesi po shijon suksesin e dy këngëve të tij të reja, të cilat kanë qenë bashkëpunim me Ledri Vulën, “Beautiful” dhe “Nuk ma la”, duket se ai ka ndalur për pak çaste postimet rutinë mbi informacionet për koncertet e sezonit veror për t’i dedikuar një postim nënës së tij, e cila sot feston ditëlindjen.

“Gëzuar ditëlindjen, e shtrenjta ime! Përulem përpara teje sa të kem jetë, t’i puth këmbët…”, – ka shkruar Mumajesi ndërkohë që sipër urimit shfaqet një fotografi mjaft e realizuar midis një mamaje dhe djalit të saj. Flori gjithsesi nuk ka dashur që ky urim të mbetet jashtë kontekstit të këngës së tij, ndaj dhe i ka sugjeruar të gjithë ndjekësve të tij të bëjnë “tag” nënat e tyre të bukura (“Beautiful” – si titulli i këngës së tij).

Duhet thënë se këngëtari Mumajesi shpesh shfaq ndjeshmërinë dhe emocionet e tij në postime të ndryshme në rrjete sociale dhe publikut i pëlqen vërtet shumë kjo anë e Florit. Por duke qenë se fjalët më të bukura nënës së Mumajesit i kanë ardhur nga vetë këngëtari, nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë që ata të kenë gjithnjë këtë raport të bukur nënë e bir!

Flori Mumajesi - Instagram

 

Komento
Shperndaje