Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Flori Mumajesi: Disa njerëz mbeten gjithmonë në zemër

Flori Mumajesi: Disa njerëz mbeten gjithmonë në zemër
November 26
18:33 2016

Kohët e fundit, artisti i njohur Flori Mumajesi ka postuar shpesh në rrjete sociale foto, video apo shprehje të cilat duket sikur i adresohen dikujt, por gjithmonë pa dhënë detaje. Ai na jep kështu dorë të lirë të krijojmë vetë një skenar në kokë. Një skenar që po të ishte film do të na jepte disa ndjesi ditë pas dite: një ditë do të trishtoheshim e të nesërmen do të qeshnim shumë… Vetëm para pak minutash ai ka shpërndarë një tjetër thënie. e cila ka të bëjë me njerëzit që ndoshta nuk janë më në jetën tënde, por në zemër do të mbeten gjithmonë…

“Vjen një pikë kur kupton se disa njerëz mund të jenë në zemrën tënde, por jo në jetën tënde”,- shkruan  producenti i njohur në Instagram.

Nuk dimë nëse kjo është thjesht një shprehje që i ka tërhequr vëmendjen këngëtarit të “Beautiful” apo një dedikim. Kush të jetë vallë personi të cilit i drejtohet këngëtari? /Blitz.al/

flori

Komento
Shperndaje