Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Flori Mumajesi: Dikur kam emigruar për një jetë më të mirë…

Flori Mumajesi: Dikur kam emigruar për një jetë më të mirë…
August 01
09:59 2016

Emigracioni pas viteve ’90 është një temë të cilën shumë njerëz e kujtojnë mes lotësh.
Pjesë e tij nuk kanë qenë vetëm njerëzit e zakonshëm por edhe figura të famshme të televizionit e njëri prej tyre edhe këngëtari Flori Mumajesi. Ai ka postuar pak orë më parë një foto në Instagram që identifikon plotësisht kohën e emigrimit të shqiptarëve në Itali e  Greqi për një jetë më të mirë. Nëse shumë shqiptarë arritën shëndoshë e mirë të zbarkonin në brigjet e vendeve fqinje, shumë të tjerë humbën jetën gjatë atyre udhëtimeve. Sipas postit të Florit, në atë kohë, kur gjërat ishin më të vështira pavarësisht se njerëzit ishin më të varfër  dhe sakrificat më të mëdha, ata sërish ishin të bashkuar. Sot që gjithçka është më e lehtë, duket sikur njerëzit janë më të përçarë.
“Nuk e di pse më prek kjo foto. Mbase ngaqë edhe vetë kam emigruar në ato vite… Mbase sepse në atë kohë ishim të gjithë më të bashkuar për një jetë më të mirë”,- shkruan Flori bashkangjitur fotos./Blitz.al/

Shperndaje