Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Flori Mumajesi dhe Lumi B do të na dhurojnë një tjetër “Lule Lule”?

Flori Mumajesi dhe Lumi B do të na dhurojnë një tjetër “Lule Lule”?
April 22
12:58 2017

Flori është një nga producentët më të suksesshëm në Shqipëri dhe çdo këngë që ai bën është e destinuar që të kthehet në hit.

Ai ka realizuar disa bashkëpunime me këngëtarë shqiptarë, këngë të cilat janë pëlqyer nga publiku në masë dhe që kanë arritur t’i rezistojnë kohës. Një prej tyre ka qenë edhe bashkëpunimi  “Lule Lule” me grupin e njohur Kaos, një këngë e cila dëgjohet shumë edhe sot.

Flori ka ndarë me fansat një foto në Instastory, ku shfaqet në studio muzikore dhe pranë tij është edhe reperi Lumi B. Gjëja e parë që na shkon ndërmend është se shumë shpejt ata do të na sjellin një tjetër hit dhe shpresojmë që kjo të jetë e vërtetë. Mos ndoshta Flori Mumajesi dhe Lumi B do të na dhurojnë një tjetër “Lule Lule”? Kjo mbetet për t’u parë./Blitz.al/

Shperndaje