Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Flor Binaj flet për jetën para se të bëhej i njohur: “Kam punuar faturino fugoni”

Flor Binaj flet për jetën para se të bëhej i njohur: “Kam punuar faturino fugoni”
June 16
19:08 2019

Para disa kohësh në një artikull të Blitz.al renditëm punët e “rëndomta” të personazheve të njohur shqiptarë, para se të bëheshin të famshëm.(Lexo ketu)

Tani, listën duhet ta përditësojmë edhe me një emër tjetër të njohur: Flor Binaj.

Flori dhe kolegu i tij në “Portokalli”, Ledio Lako, kanë qenë të ftuarit specialë sot në “E diell”, në Top Channel.

Në intervistën e quajtur “Këndi i së vërtetë”, ata i drejtuan njëri-tjetrit pyetje nga më të ndryshmet, duke zbuluar kështu edhe disa detaje që nuk i dinim më parë.

“Kur ka qenë hera e fundit që ke bërë një punë pa lekë”?- ka pyetur Ledio, kolegun e tij.

Edhe pse  pyetja ka shkaktuar të qeshura në sallë, Flori ka zbuluar se në fakt ai ka filluar të punojë që në moshën 8 vjeçare.

“Unë kam punuar që 8 vjeç. Kam filluar të shes piktura, apo dhe punë të ndryshme. Kam punuar ‘security’ nëpër panaire, kam punuar tek dyqani i babit tim, e ndihmoja pa lekë, kam punuar edhe fatorino furgoni në unazë”- është shprehur ai, duke u shoqëruar me shumë duartrokitje nga publiku. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje