Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Flet truproja e Eminem-it: “Producenti i Dr. Dre dhe Tupac është përpjekur të vrasë Eminem-in”

Flet truproja e Eminem-it: “Producenti i Dr. Dre dhe Tupac është përpjekur të vrasë Eminem-in”
August 04
16:59 2016

 

Nuk thonë kot që truprojat dinë më shumë gjëra se ç’mund të mendojmë ne.

Ish-truproja e Eminem-it ka deklaruar së fundmi se artisti ndoshta nuk do të ishte gjallë sot nëse rojet e tjera të sigurisë nuk do të ndërhynin në kohë.

Sipas Big Naz, Suge Knight, producent i Dr. Dre, Tupac dhe Snoop Dog, ka tentuar të vrasë reperin Eminem gjatë “Source Awards” në vitin 2001. Naz ka treguar edhe skenarin se si do të ndodhte vrasja.

“Eminem-i do të ulej në vendin e tij – vendet ishin një katrahurë, pasi rojet nuk mund e nuk duhej të uleshin pranë artistëve, gjë që për mua ishte një inskenim. Kjo bënte të mundur jo vetëm që artistët të krijonin një marrëdhënie ndryshe me njëri-tjetrin, por edhe ata artistë që kishin fërkime me njëri-tjetrin të bënin diçka”, – tregon Big Naz.  Ai vazhdon duke thënë se kishte parë disa djem të veshur me të kuqe që i ishin afruar Eminem-it dhe mimika e reperit kishte ndryshuar totalisht.

“Aty kuptova se diçka nuk shkonte dhe u afrova për të parë se ç’po ndodhte. Njëri nga djemtë u afrua dhe më tha se vinte nga “Death Row”, kompania e Suge Knight dhe ishte i armatosur pasi e kishin urdhëruar të vriste reperin”, – shpjegon Naz.

Fatmirësisht, roja i sigurisë arriti ta merrte Marshall Mathers-in (Eminem-in) nga vendi ku ishte ulur për ta çuar në prapaskenë, nga u nisën për në aeroport.

Shperndaje