Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Flet përfaqësuesi i Lil Wayne pas uljes emergjente të aeroplanit: “Ai është mirë!”

Flet përfaqësuesi i Lil Wayne pas uljes emergjente të aeroplanit: “Ai është mirë!”
June 14
15:26 2016

Ditën e djeshme, TMZ njoftoi se reperi Lil Wayne ishte detyruar të bënte ulje të njëpasnjëshme dhe emergjente teksa po udhëtonte me avion drejt Kalifornisë. Sipas portalit, Wayne kishte pësuar dy shkarkesa elektrike në tru.

Kjo gjë është konfirmuar ditën e sotme nga zëdhënësi i tij, i cili ka thënë për mediat: “Lil Wayne është në kushte të qëndrueshme shëndetësore dhe po trajtohet nga mjekët më të mirë”.

“Falënderojmë të gjithë fansat e Wayne për mbështetjen, lutjet dhe urimet”, – e ka mbyllur deklaratën përfaqësuesi i reperit.

Lil Wayne bëri ulje emergjente në Omaha, Nebraska, ku dhe refuzoi ndihmën mjekësore, për të fluturuar përsëri e më pas për t’u shtruar në spital në gjendje të rëndë.

Nuk është hera e parë që Wayne pëson shkarkesë elektrike në tru, pasi edhe në 2012-n pësoi dy të tilla, të cilat e detyruan të bënte përsëri ulje emergjente dhe një gjatë xhirimeve të klipit me Nicki Minaj në 2013-n. Të gjitha këto na çojnë në përfundimin se Lil Wayne vuan nga epilepsia.

Etiketimet
Shperndaje