Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Flet parukieri i Beyonce: “Becky me flokë të bukura” është Kris Jenner

Flet parukieri i Beyonce: “Becky me flokë të bukura” është Kris Jenner
November 18
19:39 2016

jjj

Kush është “Becky me flokë të bukura” ka qenë pyetja që mundoi të gjithë njerëzit pas publikimit të albumit “Lemonade” nga Beyonce.

Parukieri i Beyonce, Anthony Pazoz, ka treguar se Becky është pikërisht Kris Jenner dhe tekstet e këngëtares janë shkruar për të.

Jay Z dhe Kris nuk kanë pasur një lidhje romantike, por kanë bashkëpunuar për të rritur paratë e tyre duke qenë se të dy janë shumë të fuqishëm. Kjo  e ka bërë Beyonce-n xheloze në një mënyrë sepse ai ka kaluar shumë kohë me Kris Jenner, por Pazos shpjegon se konteksti i këngës së Beyonce-s ka të bëjë më shumë për çështjet e biznesit se martesës së tyre dhe nuk ishte zemërim për një lidhje romantike.

Madje ai ka thënë se Kris bashkëpunon dhe del me djem më të rinj sepse kërkon që të ndihet ende e re, edhe në qoftë se lidhja e tyre ka qenë e vërtetë ishte thjesht për biznes, por ajo ka ndikuar negativisht te Beyonce.

Gjithsesi, sipas Pazos, martesa e Beyonce dhe Jay Z është shumë e fortë dhe ndarja e tyre nuk është aspak e vërtetë./Blitz.al/

jj

 

Komento
Shperndaje