Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Flet mjeku i Michael Jackson pas akuzave për pedofili

Flet mjeku i Michael Jackson pas akuzave për pedofili
July 26
20:06 2016

Pas akuzave që iu bënë Michael Jackson për pedofili, ish-mjeku i tij, Conrad Murray, ka treguar se si këngëtari ishte fiksuar pas djalit të tij të vogël, madje pasi e ka përkëdhelur i ka thënë: “Sa të bukura i ke flokët!” Jackson i ka kërkuar mjekut të mbante një foto të fëmijës për ta parë çdo ditë.  Ai dhe bashkëshortja e kanë mbajtur larg djalin e tyre dhe nuk e kanë lejuar të qëndrojë vetëm me këngëtarin.

Murray ka treguar se Jackson ishte fiksuar të martohej me vajzën e shokut të tij më të mirë, për të cilën ishte edhe kumbari. Ai ka dashur të kërkojë dorën e saj kur ishte 11 vjeç. Sipas mjekut, në dhomën e këngëtarit kishte shumë kukulla dhe foto që fansat e tij të vegjël i jepnin, por ai nuk i prekte kurrë kukullat që të dyshohej se i përdorte për pornografi. /Blitz.al/

Shperndaje