Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Flet Kimikati në prag të nisjes së emisionit të ri: Do të kem shumë role, “Portokallinë” nuk e lashë për pagën

Flet Kimikati në prag të nisjes së emisionit të ri: Do të kem shumë role, “Portokallinë” nuk e lashë për pagën
September 28
20:03 2018

Olsi Bylyku ose sic të gjithë e njohim Kimikati ishte një nga personazhet që brenda pak kohësh u kthye ne te preferuarin tonë në emisionin e humorit “Portokalli”. Për këtë shkak dhe lajmi që ai dha për publikun këtë verë, ku pranonte se do të largohej nga emisioni humorit për një tjetër projekt në TV KLAN së bashku me Bes Kallakun dhe Erion Isain, nuk kaloi pa reagime.

Në një intervistë në emisionin “Trokit” ditën e sotme Olsi ka folur më shumë në lidhje me projektin e ri i cili sic tashme dihet mban emrin “BE CAFFE” e do të shfaqet cdo të dielë  si  pjesë e “Të Dielës Shqiptare” . Ndër të tjera ai ka thënë se së bashku me dy ish aktorët e tjerë të Portokallsë do të jetë në shumë role të ndryshme që kërkojnë goxha impenjime skenike. Gjithashtu Kimikati është shprehur se artistët janë si futbollistët, i blen një skuadër e pastaj një tjetër, prandaj nuk është penduar që ka lënë emisionin e humorit në Top Channel  dhe situatën tani e sheh si një fillim te ri. Kur u pyet për ofertën monetare që TV KLAN bëri për të ai tha se ka qenë e afërt me atë në Top dhe se nuk ka lëvizur për shkak të pagesës por për shkak se ai, Besi dhe Erioni duan të punojnë të tre, madje as dy aktorët e tjerë nuk kanë paga marramendëse.

 

View this post on Instagram

 

#becaffe 🎬

A post shared by Olsi Bylyku (@olsibylyku1) on

 

View this post on Instagram

 

@arditgjebrea @bes_kallaku @erion_isai @jonipeci_store @sdaci BE CAFFE 🔥

A post shared by Olsi Bylyku (@olsibylyku1) on

Edhe një herë tjetër ai sqaroi se ndarja me Portokallinë ka qenë në paqe sepse është ndjerë gjithë kohën i vlerësuar  nga drejtuesit atje dhe tani mezi pret te filloje emisionin e ri. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje