Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Flet ish-e dashura e Prince: Ai jetonte mes netëve pa gjumë dhe “dietës së kokainës”

Flet ish-e dashura e Prince: Ai jetonte mes netëve pa gjumë dhe “dietës së kokainës”
August 31
18:33 2016

Në raportet e fundit për vdekjen e Prince thuhet se në shtëpinë e tij janë gjetur disa pilula me përmbajtje lëndësh narkotike në disa shishe.

Ish-e dashura e tij ka treguar se gjatë viteve që kanë jetuar bashkë ajo nuk ka ditur asgjë që Prince merrte drogë. Charlene Friend e ka kuptuar këtë vetëm pas vdekjes së tij.

“Ai kalonte ndonjëherë 5 ditë pa gjumë, ushqim apo ujë dhe qëndronte vetëm në studio. E pyeta se si mund të qëndronte kaq gjatë dhe më tha se jetonte me ushqimin e shpirtit, jo të mishit. Kur vendoste të flinte kërkonte një dhomë të errët dhe kishte makthe gjatë natës, por nuk e pranonte dhe thoshte se ëndërronte për muzikën”,- ka thënë Friend.

Pasi ishte ndarë, Friend kishte pyetur gjysmëvëllain e artistit, i cili punonte si shef sigurie në “Paisley Park” – studioja e famshme e Prince. Ai i kishte thënë se Prince merrte lëndë narkotike dhe e quante “dieta e kokainës”. Friend ishte shokuar nga kjo dhe ishte habitur se si Prince ia kishte fshehur për shumë vite. Ai dukej i shëndetshëm dhe gjithmonë merrte vitamina.

Pavarësisht të gjithave, ajo kërkon që të kujtojë vetëm momentet e bukura me ish-të dashurin e saj dhe do të respektojë kujtimin e tij./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje