Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Flet doktori që operoi Noizy-n: “Ne ia shpjeguam komplikacionet pas operacionit, ai nuk pranoi të shtrohej në spital”

Flet doktori që operoi Noizy-n: “Ne ia shpjeguam komplikacionet pas operacionit, ai nuk pranoi të shtrohej në spital”
September 14
12:28 2016

Të martën në mbrëmje, pas përleshjes mes tij dhe reperit Cozman, Noizy është trajtuar në Klinikën e Ortopedisë së QKUK-së sepse ishte qëlluar me plumb në kofshën e majtë.

Operacionin e Noizy-t e ka kryer doktori Avni Xhafa, i cili ka folur më pas për “Klan Kosova” lidhur me operimin. Ai ka thënë se procedura ka zgjatur rreth 40 minuta, pasi ka qenë shumë e vështirë të gjendej plumbi sepse ishte pozicionuar në një zonë shumë pranë nervave.

Më pas ai e ka mbyllur deklaratën duke thënë se Noizy duhej të qëndronte në spital, por nuk e ka pranuar këtë gjë edhe kur i janë shpjeguar komplikacionet që mund të ketë pas operimit. /Blitz.al/

Shperndaje