Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Flet Bora Zemani, ky është roli i saj tek “E diela shqiptare”

Flet Bora Zemani, ky është roli i saj tek “E diela shqiptare”
September 29
21:49 2018

Tashmë prej disa ditësh u zbulua se Bora Zemanin në sezonin e ri do ta shohim në programin “E diela shqiptare”. Kanë qenë Ardit Gjebrea dhe Bora që nëpërmjet postimeve ne Instagram kanë dhënë edhe lajmin për shikuesit.

Por cili do të jetë roli i saj tek programi që na shoqëron  çdo te dielë? Ajo e ftuar në “Mos i fol shoferit” ka treguar se do të jetë pjesë e “Kënga Magjike” përkrah Ardit Gjebreas. Ajo ka treguar si i ka ardhur propozimi dhe a ka pasutr oferta të tjera përveç kësaj:

Jam shumë e lumtur me të dielën shqiptare. Do jem pjesë e Këngës Magjike. Ishte shumë e thjeshtë. Thjesht një telefonatë nga Arditi. U takuam në zyrë, më tha çfarë kishte për të thënë, më propozoi të gjithën se për çfarë bëhej fjalë. As ‘po’ nuk thashë. Absolutisht që do thoja ‘po’. am patur dhe oferta të tjera por kjo e Këngës Magjike dhe e Arditit ishte e veçantë për mua sepse ka qenë idhull për mua, kështu që nuk mund ti thoja jo. Për mua ishte mundësia më e mirë.”- ka perfunduar Bora.

Komento
Shperndaje