Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Flet bashkëshorti i të ndjerës Hajrie Rondo: “Kush u kujtua për të? E harruan të gjithë! E harroi edhe politika”

Flet bashkëshorti i të ndjerës Hajrie Rondo: “Kush u kujtua për të? E harruan të gjithë! E harroi edhe politika”
September 10
11:10 2017

Ditën e djeshme, aktorja e mirënjohur Hajrie Rondo ndërroi jetë duke lënë bosh një vend të rëndësishëm në artin dhe kinematografinë shqiptare.

Prej vitesh Rondo vuante nga një sëmundje e rëndë, por fatkeqësisht sëmundja triumfoi.
Sot, bashkëshorti i të ndjerës, Kiço Rondo, ka treguar edhe fjalët e fundit të aktores në një prononcim të shkurtër për “Gazetën Shqiptare”.

“Po të lë amanet fëmijët. Ki kujdes për ta!” – shprehet Rondo i prekur. “Ishte e ndërgjegjshme deri në çastet e fundit. Madje, në mëngjes, rreth orës 9:00 më la disa porosi. M’u duk se e ndjeu, tha që t’i kem kujdes fëmijët, ta nderojmë”.

Më pas, ashtu i dobët dhe me lot në sy, Kiço Rondo shprehet: “Nuk u kujdes askush për të. E harruan të gjithë! E harroi edhe politika. Pati një ndërhyrje kirurgjikale të vështirë kohët e fundit. Kush u kujtua për të? Askush!”.
Kiço dhe Hajria kaluan një jetë së bashku. Ai ishte pranë saj në ditët kur aktorja preku momentet e saj më të mira në skenë e në ekran, ai ishte aty për t’i duartrokitur suksesin. Ishin bashkudhëtarë të njërit-tjetrit deri pasditen e djeshme, kur Hajria dha frymën e fundit në Himarë! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje