Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Flet Barbana Dini për herë të parë pas humbjes së Ergit

Flet Barbana Dini për herë të parë pas humbjes së Ergit
February 25
19:51 2017

Në muajin nëntor, këngëtari Ergi Dini është ndarë nga jeta si pasojë e një aksidenti me motor.

Vetëm pak kohë pas humbjes tragjike të Ergit, familja e tij ka nisur kauzën “Ergi Dini kundër aksidenteve”, nëpërmjet së cilës kërkojnë të sensibilizojnë dhe të mbrojnë njerëzit nga aksidentet rrugore. Për sa i përket kësaj kauze, motra e Ergit, Barbana Dini, do të rrëfehet ekskluzivisht në emisionin “Thumb” me gazetaret Aulona dhe Fatma në ABC News.

Theksojmë se kjo është dalja e parë publike për Barbanën pas tragjedisë.

Këngëtarja do të tregojë momentet e aksidentit dhe se si e ka marrë vesh ajo këtë lajm të hidhur. Por jo vetëm kaq, Barbana do të punojë për publikimin e këngëve të lëna përgjysmë nga Ergi. Përveç kësaj, ka për të thënë shumë detaje të tjera lidhur me këtë ngjarje.

Rikujtojmë se “Thumb” fillon në datën 4 mars, ora 18:00./Blitz.al/

Komento
Shperndaje