Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Flet Albert Krasniqi nga qelia e burgut për arsyen se pse qëlloi Noizy-n

Flet Albert Krasniqi nga qelia e burgut për arsyen se pse qëlloi Noizy-n
September 21
09:24 2016

Albert Krasniqi është një nga emrat më të lakuar këto ditë për sa i përket përleshjes së OTR me Babastars. Ai ka qëlluar drejt Noizy-t me armë dhe paraprakisht është dhënë lajmi në media se ai do të qëndrojë një muaj në paraburgim.

Aktualisht ai ndodhet në burgun e Lipjanit dhe ka shkruar një letër nga burgu për të sqaruar arsyen se pse e ka qëlluar Noizy-n, më pas mediat kosovare e kanë publikuar këtë letër në portale:

“Nuk kam pasur qëllim të bëj filma dhe të sillem si njeri i rebeluar, por në momentin që na kanë sulmuar, u detyrova të mbrohem. Ne familja Krasniqi nuk e lejojmë të rrihemi, prandaj u detyrova të përdorja armën, sepse ata ishin në numër shumë më të madh, ndërsa ne ishim tre vetë. Nuk dua të mburremi me këto punë, sepse ne (Kosovë-Shqipëri) duhet të jemi një, por jam i lumtur dhe krenar që nuk lejova të më rrahin dhe të turpëroj familjen time”, – ka qenë deklarata e plotë në letër e Krasniqit.

Gjithashtu theksojmë se Albert Krasniqi është një nga miqtë më të mirë të reperit Cozman. /Blitz.al/

Shperndaje