Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Flasin rojet e sigurisë të Johnny Depp: “Amber ka qenë e dhunshme!”

Flasin rojet e sigurisë të Johnny Depp: “Amber ka qenë e dhunshme!”
May 31
18:17 2016

Rojet e sigurisë të Johnny Depp kanë thënë se Amber Heard ka qenë shumë  e dhunshme dhe se shpeshherë ka qenë ajo shkaktare e sherreve në shtëpi. Sipas tyre, Amber abuzonte me mardhëniene saj me Johnny. Jerry dhe Sean kanë pohuar se kanë dëgjuar Amber duke bërtitur “Mos më godit mua” dhe thyente shishe, ndërkohë që Johnny qëndronte në krevat dhe nuk i ishte afruar aspak asaj.

Por ky rast vazhdon të komplikohet më shumë sepse Amber ka thënë në gjykatë se rojet e sigurisë kanë parë të gjithë ngjarjen, por nuk kanë reaguar edhe pse ajo ju ka kërkuar ndihmë. Edhe pse nuk ka prova të mjaftueshme për dhunë në familje Amber ka marrë një urdhër mbrojtjeje të përkohshëm. Shumë miq dhe familjar kanë mbrojtur Johnny duke thënë se akuzat e Amber janë vetëm shantazhe.

Etiketimet
Shperndaje