Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Flaka Krelani tregon për herë të parë: Akoma vazhdoj të qaj që nuk e fitova “Your Face Sound Familiar”

Flaka Krelani tregon për herë të parë: Akoma vazhdoj të qaj që nuk e fitova “Your Face Sound Familiar”
December 03
19:45 2017

Këngëtarja e njohur Flaka Krelani ishte e ftuar në emisionin “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës në “ABC News”.

Flaka ishte një nga konkurrentet e” Your Face Sounds Familiar “, e u përfol gjatë si pretendentja kryesore për ta fituar spektaklin e së hënës. Siç ka ndodhur dhe në kompeticione të mëparshme si “Dancing with the Stars” apo Festivali i Fundvitit, Flaka nuk arriti të fitonte edhe pse ka qenë një nga më të mirët edhe në këtë program. E pyetur nëse u mërzit që nuk e mori dot kupën e vendit të parë Flaka ka treguar se ende nuk e ka harruar.

“Gjumi natën s’po më merr. Aq shumë jam mërzit e qaj pafundësisht. A u gëzuan apo jo kolegët? Ndoshta dhe kanë qenë të gëzuar por gjithë natën kanë qenë duke u marrë me pikë, ndërkohë që unë po e shijoja fitoren time me kupë në dorë. “,- rrëfen këngëtarja. Kujtojmë se fituesja e “Your Face Sounds Familiar” këtë vit ishte Beatrix Ramosaj./Blitz.al/

Komento
Shperndaje