Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Flaka Krelani përlotet nga mesazhet e ngrohta të nënës dhe vëllait

Flaka Krelani përlotet nga mesazhet e ngrohta të nënës dhe vëllait
April 21
08:52 2017

Këngëtarja Flaka Krelani dallohet për energjinë, ritmin dhe zërin e fuqishëm në skenë.

Por përpos kësaj pjese ajo ka një shpirt të ndjeshëm që e ka nxjerrë në pah mbrëmë.

E ftuar te Rudina, Flaka Krelani nuk ka përmbajtur dot lotët pas mesazheve të ngrohta të vëllait dhe nënës së saj.

E ëma, Fekrije Krelani, prej 13 vjetësh i ka rritur e vetme tre fëmijët: dy binjakët Qëndrimi dhe Qëndresa, motra dhe vëllai i Flakës, dhe këngëtaren, 6 vjet më e vogël se ata. Por ka marrë një kënaqësi të jashtëzakonshme prej tyre, është një nënë krenare dhe e lumtur, sepse të gjitha sakrificat pas vdekjes së të shoqit ia kanë shpërblyer fëmijët.
Në një video-mesazh të përgatitur enkas për të bijën, pas disa muajve që ajo është transferuar në Tiranë, e ëma e Flakës, i ka shprehur asaj dashurinë dhe krenarinë “live”, madje duke e ndarë me të gjithë mirënjohjen për të bijën: “Jam shumë krenare për ty, sepse çdo sakrificë dhe çdo vështirësi, ti e ke kthyer në forcë për të vazhduar përpara”, – i tha ndër të tjera e ëma dhe nuk e pati aspak të vështirë ta përlotë të bijën.

Pas saj, edhe Qëndrimi, i vëllai, gjithashtu i kishte përgatitur një mesazh së motrës duke i shprehur dashurinë dhe krenarinë. Shoku më i mirë i jetës së saj, siç e quajti veten Qëndrimi, është dhe do të jetë gjithmonë krahu i djathtë i artistes sa herë ajo të ketë nevojë.

E emocionuar dhe mirënjohëse për gjithçka që i kanë falur, për mbështetjen në çdo hap që ka hedhur në jetë, Flaka e pati të vështirë t’i mbajë lotët, por për të do të mbetet një kujtim i paharruar kjo surprizë e familjarëve, të cilët janë fansat e saj më të zjarrtë. /Blitz.al/

Shperndaje