Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fjorentina flet për ndarjen nga Olsi. Tregon se me kë nga banorët nuk flet

Fjorentina flet për ndarjen nga Olsi. Tregon se me kë nga banorët nuk flet
October 19
20:59 2017

U njohën në audicionet e Big Brother, u ndanë kur dolën dhe u rilidhën pak ditë më parë, megjithatë historia e dashurisë mes Olsit dhe  Fjorentinës nuk ka ende një fund.

Pasi befasuan fansat me një puthje surprizë në ditëlindjen e Fjorentinës, pak minuta më parë ish-banorja ka dhënë lajmin se aktualisht është beqare. Ish-banorja ka qenë e ftuar në “Pasdite në Top Channel” ku ka treguar se  kanë mbetur vetëm thjesht miq të mirë.  Fjorentina dhe Olsi nuk janë më bashkë. E pyetur për praninë e Olsit në ditëlindjen e saj pak pas ndarjes, ajo tha se këtë Olsi e bëri “për respekt të saj dhe të atyre muajve që ata ishin me njëri-tjetrin.”

Pas puthjes, të gjithë menduan se  lidhja do të vazhdonte, por në fakt nuk ishte kështu: “Kushdo që mund ta ketë parë atë foto, e ka parë edhe postimin. Të paktën te Olsi është shkruar që mes nesh mbetet respekti”, – tha Fjori duke nënkuptuar se as në këtë rast nuk kishte vend për dyshime.

Aktualisht, Fjorentina punon si grimiere në Top Media. Ajo vijon të ruajë marrëdhënie të mira edhe me disa nga miqtë e Big Brother, por ka edhe nga ata ish-banorë me  të cilët nuk do të ketë asnjë lloj kontakti. “Unë jam e drejtpërdrejtë. Kushdo që mund ta shikojë këtë, mos t’i mbesë hatri. Lupçes nuk do t’i flisja kurrë. Jam e zhgënjyer nga ai”, – tha Fjori./Blitz.al/

Shperndaje