Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fjolla Morina rrëfen: “Për shkak të sëmundjes së nënës kam hequr dorë nga muzika”

Fjolla Morina rrëfen: “Për shkak të sëmundjes së nënës kam hequr dorë nga muzika”
January 12
20:43 2019

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina ka qenë e ftuar në emisionin “Thumb” në Abc neës. Ajo ka folur për karrierën e saj muzikore si dhe për familje.

Në fillm të bisedës me Aulonën dhe Fatmën, Fjolla ka treguar se nuk ka marrë pjesë në asnjë organizim për Vitin e Ri pasi ka patur mamin sëmurë. Madje kjo ka qenë edhe arsyeja, pse Fjolla ka publikuar më pak këngë kohët e fundit.

“Nuk kam marrë pjesë në asgjë për Vit të Ri, se kam pasur mamin sëmurë. Kush ka familje, kush ka nënë, kush ka fëmija, e sidomos kur ballafaqohesh me një sëmundje është e vështirë,  sidomos edhe ato që merren me art e kanë shumë të vështirë të gjejnë kohën për të gjitha, unë nuk e di ku e kam gjetur forcën por falenderoj Zotin.

Nuk kam qenë tip që kam patur qejf të jem në krye me muzikë, kur jam ndi shpirtrisht mirë kam bërë këngë dhe videoklipe. Kur s’ndihem mirë nuk bëj gjë”.- ka shpjeguar Fjolla./Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje