Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fjolla Morina: Po martohem, më thoni për hajër…

Fjolla Morina: Po martohem, më thoni për hajër…
November 14
23:05 2016

Aktualisht  këngëtaren e njohur Fjolla Morina e ndjekim në spektaklin e kërcimit në Tv Klan “Dance With Me”. Ajo është në çift në vallëzim me Xum Allushin. Përveç ushtrimeve dhe mësimeve në vallëzim, artistët janë bërë miq shumë të mirë me njëri-tjetrin. Fjolla dhe Alban Ramosaj, edhe pse njiheshin më parë, duket se ky kompeticion i ka afruar më shumë.  Pak minuta më parë, këngëtarja ka postuar në Instagram një foto krah Ramosajt, duke u bërë një kërkesë të veçantë fansave të saj.

“Sonte a po ma bani për hajër. Jom tuj u martu”- shkruan Fjolla në Instagram.

Fjolla dhe Albani duken shumë bukur në foto,  ajo  seksi ndërsa Albani i veshur me kostum e papijon. Këngëtarja e njohur është nënë e dy fëmijëve e prej kohësh mban statusin e beqares. Mos ndoshta duhet të dyshojmë te kjo shaka?/Blitz.al/

fjolla

Komento
Shperndaje